Aktualitet

Samiti i NATO-s, Mattis: Kontributi i Shqipërisë, më i madh sesa madhësia e saj

Shqipëria vlerësohet për kontributin dhe angazhimin e saj në misionet dhe operacionet e mbrojtjes kolektive.

Një ditë pas Samitit të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nënvizoi qëndrimin që Aleanca e Atlantikut të Veriut mbajti sa i takon Shqipërisë.



“Pavarësisht se Shqipëria shpenzon 1.2% të buxhetit të saj përkundrejt PBB për NATO-n dhe ka kufizimet e saj në financa dhe kapacitete, kontributi i pakursyer i djemve dhe vajzave tona në uniformë në misionet dhe operacionet e mbrojtjes kolektive, vlerësohet maksimalisht dhe u vlerësua edhe në këtë samit nga drejtuesit e Aleancës. Ky kontribut na rendit në vendin e dytë si kontributori kryesor në raport me madhësinë e Forcës së Armatosur në Afganistan, misioni kryesor i Aleancës, dhe në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e Aleancës. Siç ka thënë edhe sekretari Mattis, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi se angazhimi i saj në Aleancë”, deklaroi Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka mori pjesë në Takimin Special të ministrave të Mbrojtjes SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë), që u mbajt këtë të premte në Zagreb.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas