ShowBiz

Salsano Rrapi surprizon live gruan

Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli, janë të martuar prej vitesh dhe kanë edhe dy vajza të vogla, Margi dhe Amal. Sot Erjona së bashku me motrën e saj opinionisten sportive Mikela Kakeli, ishin të ftuara në studion e “Rudina” në “Tv Klan” nga ku morën edhe një mesazh nga aktori.

“Salsano fluturon tani, po i shikoj një anë që nuk e kisha parë më parë. Ai është shumë i kujdesshem, me Margin kalon më shumë kohë, e merr çdo pasdite dhe e shëtit.



Salsano më ka nxjerr në pah Erjonën me të qeshur. Ne jemi bashkë prej 13 vitesh”,- tha Erjona.

Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderon bashkëshorten për dy vajzat që kan sjell në jetë.

“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza. Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim.

Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë.

Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”,- tha Rrapi në videomesazhin e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas