Kryesore, Politika

“Saliu dhe PD janë trembur nga goditja e bandës së Niklës”

Nga Spartak Ngjela

Ka frikë të madhe sot në krimin shtetëror të ish-ministrave të Partisë Demokratike.
I ka shqetësuar goditja e Niklës së Fushë-Krujës..
Por më i trembur është Saliu.
Të arrestuarit e Niklës janë krahu kriminal i tyre. Prandaj iu sulën mimistrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Po ka edhe diçka.
Janë personat e malavitës shqiptare që shkojnë deri në kryesi të Partisë Demokratike, por janë dhe islamikët e skeduar të lidhur me terrorin islamik. Të dy këta krahë të Partisë Demokratike po duken të shqetësuar.
Pse?
Sepse e kuptojnë krerët dhe Saliu që, kur fillon pastrimi i bandave kriminale të politikës së lartë, paraprakisht pastrohet rruga për arrestimin e tyre.
Po sa do të vijojë aksioni si i Niklës?
Sipas eksperiencës së goditjes së krimit shtetëror, duhet të presim edhe aksione të tjerë në pika të tjera gjeografike në Shqipëri. Në të gjitha pikat kriminale të ushqyera nga tabori i Sali Berishës.



Goditja e krimit shtetëror korruptiv të lidhur me krimin e rrugës, është shkollë sot, për politikën amerikane dhe sidomos për FBI. Sipas kësaj shkolle, goditja nuk fillon nga qarqet e larta të politikës së korruptuar, por nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe nga krimi rrugës i lidhur me të. Në fakt, kështu u shfaq edhe këtu: sapo u thellua likuidimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, filloi edhe goditja e krimit të rrugës të lidhur me korrupsionin shtetëror.
Kjo u pa edhe në Nikël.
Po pse filloi kështu, dhe pse filloi tani?
Kjo fillon kështu sepse, gjyqtarët e lidhur me krimin shtetëror i japin garanci këtij krimi se nuk i prek dot kush, dhe pa eliminimin e tyre, nuk mund të bëhet arrestimi dhe dënimi i korrupsionit të lartë politik. Kurse krimi i rrugës që si rregull është ai më ordineri, përbëhet nga individë që kanë kryer vrasjet me pagesë, dhe me ta korrupsioni politik mund të bëjë gjithçka.

Në funksion të kësaj, krimi shtetëror kur e sheh që është e afërt goditja penale kundër tij, me anë të krimit të rrugës fillon aksionet për destabilizim të shoqërisë. Dhe për këtë, krimi shtetëror zgjedh pikat ku mund të krijohet pështjellim shoqëror.
Kjo po ndodh edhe në Shqipëri dy muajt e fundit: krimi shtetëror ka hedhur në aksion krimin e rrugës për të krijuar destabilizim. Dhe sigurisht që FBI, pasi i ka skeduar, dha këto ditë goditjen e parë në Nikël me anë të ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë.
Kurse krimi shtetëror dhe ai islamik, i trembur, u hodh kundër ministrit të Brendshëm. Domethënë kundër FBI.
Por askush nuk do tua varë teneqenë, se kuptohet që këta të dy punojnë me FBI dhe janë në mbrojtje të Uashingtonit.

Kjo do të jetë rruga deri në goditjen drastike të korrupsionit të lartë në Shqipëri. Do goditet i gjithë krimi i rrugës i lidhur me ta. Ndërkohë, sigurisht që do të tremben edhe bllokuesit e Reformës në Drejtësi, të cilët do të fillojnë të mbushin institucionet që i duhen Reformës për goditjen e krimit shtetëror të qarqeve të larta. Dhe kjo ka filluar.

Në mbështetje të kësaj ideje, del edhe qëndrimi i fundit i ambasadorit amerikan Lu, kur para dy ditësh u tall me korrupsionin e lartë shtetëror dhe e konsideroi atë si “të pashpresë”. Ai njëherësh përmendi mosarrestimin e dy eksponentëve të dëgjuar të krimit të rrugës, domethënë që goditja penale ka dy krahët që analizuam më lart.
Duke e parë me vëmendje këtë gjendje, arrin në konkluzionin se goditja e krimit të lartë shtetëror në Shqipëri do të jetë e shpejtë. Kurse ambasadori Donald Lu e përmedi sërish angazhimin amerikan kundër korrupsionit të lartë në Tiranë: “ky është zotim”, tha ai.
Por, është zotim amerikan, ama.

PasPara

1 koment

  1. Irrjedhur! Edhe sikur te ishin te lidhura me Sali Berishen o foshnje; Pese vjet qe ka kryehajduti ne qeveri do ti kish eleminuar po te donte! Por jo, jane bandat e tija e te tuat o delir, qe mbrohen nga stetiiiiii i halese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas