Sport

Salihi ende nuk e di se ku do të luajë


Shkodrani i sulmit të kombëtares kuqezi, Hamdi Salihi, është në një dilemë të madhe. Lojtarit të Rapidit të Vjenës, që po përjeton momentin më të keq të karrierës për shkak të marrëdhënies së krisur me trajnerin Shëtel, i kanë ardhur disa oferta, por më konkretja nga të gjitha është ajo nga Kina, ku Salihi do të trajtohej si një milioner i vërtetë në aspektin financiar. Megjithatë, dje shkodrani ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku shprehet se do t’i pëlqente të vazhdonte te Rapidi. Duket qartë se shkodranit nuk ia ka qejfi që të “syrgjynoset” në kampionatin kinez në kulmin e shpërthimit të tij si futbollist. Kështu që, me Rejnxhërsin dhe Sëlltikun që kanë ndezur derbin e Gllasgout dhe Kinën me para plot në tavolinë, Salihi ende nuk e di se ku do të luajë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas