Kryesore

Salianji paralajmëron… “Nëse shkelet vija e kuqe për Teatrin”…





               Publikuar në : 16:20 - 04/09/18 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar i ditës së sotme në emisionin e drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”, ku ndër të tjera foli edhe për aksionin e opozitës në vazhdim pas mbledhjes së një dite më parë në qytetin e Shkodrës, por edhe për çështjen e “Teatrit”.


Ai u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja se çfarë do të bëjë opozita nëse do të shkelej vija e kuqe në lidhje me çështjen e teatrit, ashtu si ata e kanë quajtur dhe Salianji tha se vendi mund të shkojë edhe në revolta.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha Salianji./TCH/


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas