Politika

Salianji jep emra: I afërmi i kompanisë që do të ndërtojë teatrin, i dënuar për drogë në Spanjë

Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë për pastrim parash, duke iu referuar tokës së tetarit që sipas tij Rama po e jep për ndërtim.

Nga foltorja e Parlamentit, deputeti i PD është shprehur se Sulejman Fusha, i afërm i “Fusha SHPK”, është i dënuar në Spanjë pasi është kapur me 56 kg heroinë.



“Qeveria në këto vite ka dëmtuar dhe ka vjedhur ku të ketë e mundur.

Për të pastruar para po i jep një pronë “Fusha SHPK”, dhe nëse nuk e dini unë po e them se INSTAT para ca kohësh ka publikuar të dhënë ku thotë se pavarësisht rënies së kreditimit n¡ ndërtim, lejet dhe bumi i zhvillimit në ndërtim, është i madh sepse partë e drogës investohen në ndërtim.

Sulejman Fusha, një i afër i “Fusha SHPK”, është i dënuar në Spanjë për trafik ndërkombëtarë droge, me 56 kilogram heroinë. Si ka mundësi që në këtë vend çdo aktivitet ekonomik, lidhet me persona që kanë lidhje, apo kanë të afërm të lidhur me trafikun e drogës”, është shprehur ai.

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas