Kryesore, Politika

Sali Berisha ndan lajmin e hidhur/ “Humbëm një mik të çmuar”

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profilin  e tij në rrjetet sociale, ka treguar se ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike të Kavajës, Ismet Ferizi është ndarë nga jeta.

Berisha në postimin tij i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të afërmve të tij.



Ai e ka cilësuar  Ismet Ferizin, si një mik të çmuar dhe se Kavaja  dhe Partia Demokratike ka humbur një nga personalitet më të njohura.

“Me ndarjen nga jeta te Ismetit familja Ferizaj humbi njeriu e saj me te dashur, ne miqte e tij humbem nje mik te çmuar kurse Kavaja dhe PDSH humben njerin prej personaliteteve te tyre te shquara”,– ka shkruar ish-kryeministri në postimin e tij.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Lamtumire nje miku!

Te dashur miq, sot dielli perendoi pergjithmone per Ismet Ferizin, ish drejtues kryesor i deges se Partise Demokratike te Kavajes, qe ne ditet e themelimit te saj ne dhjetor te vitit 1990, ish anetarit te forumeve drejtuese, ish deputetit te PDSH, prindi dhe qytetari shembullor me origjine nga Kosova i Kavajes.

Me ndarjen nga jeta te Ismetit familja Ferizaj humbi njeriu e saj me te dashur, ne miqte e tij humbem nje mik te çmuar kurse Kavaja dhe PDSH humben njerin prej personaliteteve te tyre te shquara.

Me kete rast le te shprehim ne ngushellimet me te sinqerta familjes Ferizaj, miqve, te arfemve te tij, Kavajes, PDSH dhe demokrateve shqiptare dhe te lutemi se bashku qe shpirti i mire i Ismetit te gjeje paqen e merituar! Sb

PasPara

1 koment

  1. PO NA VJEN KEQ NGUSHLLIME TE AFERMIT TE TIJ POR TE HUMBESH DICKA ESHTE VERTET HUMBS APO THUMBS PER CKA JEPNI NE KONTRIBUTIN E TE GJITHVE . SHPRESOJME TJU VIJ NJE PERENDIM I MIRE PER ZEVENDESIM SPEKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas