Sport

“Salah u dënua nga Zoti në finalen e Champions!”

Të gjitha shpresat e Liverpoolit ishin të varura te ai në finalen e Champions League në Kiev të Ukrainës më 26 maj ndaj Realit të Madridit, por egjiptiani Salah e mbylli ndeshjen që në minutën e 30 pas një kontakti me Sergio Ramos.

Dëmtimi i pësuar në shpatull rezultoi i rëndë për sulmuesin, i cili tashmë mendohet të humbasë ta paktën ndeshjen e parë të Egjiptit në finalet e Botërorit.



Për këtë rast, ka reaguar së fundmi edhe një predikues i fesë islame nga Kuvajt, Mubarak al-Bathali, i cili ka thënë se Salah është dënuar nga zoti pasi prishi agjërimin për shkak të ndeshjes, raporton TCH.

“Ky ishte një dënim nga Zoti. Fatkeqësisht ai duhet ta mbajë barrën për këtë mëkat. Mos mendoni që muslimanët besojnë se jeta udhëhiqet nga një arsye apo përpjekje, por jeta është në duart e Zotit dhe gjithçka vjen me dëshirën e tij, qoftë ajo e vështirë apo jo. Mos u pikëllo, dera e pendimit është e hapur”, ka deklaruar Al-Bathali.

Tashmë i gjithë populli i Egjiptit është me sy e veshë nga Spanja, ku Salah është duke u riaftësuar pas dëmtimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas