Arkiva 2

Salah “tremb” Rusinë, rikthehet në fushën e lojës





               Publikuar në : 20:49 - 17/06/18 |
mapo.al

Pas dëmtimit të rëndë që mori në finalen e Champions, tashmë mund të thuhet me siguri që Muhamed Salah është rikuperuar.


Ylli egjiptian mungoi në sfidën e parë të kombëtares së tij ndaj Uruguajit, por tashmë do të jetë i gatshëm ndaj organizatorëve të Botërorit, Rusisë.



Sulmuesi egjiptian u stërvit sot plotësisht me skuadrën, duke treguar se nuk kishte më probleme në shpatull.


Tashmë trajneri argjentinas i Egjiptit po e planifikon titullar yllin e Liverpoolit, për sfidën e datës 19 kundër Rusisë, që është përcaktuese për të fatin e skuadrën në Botëror.

Salah u dëmtua në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit, pas një përplasjeje me kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos.


Etiketa: , ,

Pas