Sport

Salah merr ”hak” ndaj Realit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 13/06/18 |
mapo.al

Mohamed Salah do të refuzojë kategorikisht ofertën e Real Madrid gjatë kësaj merkatoje vere. Sulmuesi egjiptian nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt dhe akord me gjigantët e La Liga-s, për shkakun e Sergio Ramos. Siç shkruan media spanjolle “Diario Gol”, 25-vjeçari vazhdon të jetë i zemëruar për dëmtimin që kapiteni spanjoll i bëri në finalen e Champions League në Kiev. Për ndërhyrjen e ashpër që i bëri në krah, e detyroi egjiptianin që të linte fushën e blertë mes lotësh.


Për këtë, Salah ‘dëshiron’ të hakmerret dhe pritet të refuzojë çdo ofertë apo tentativë të 13 herë kampionëve të Champions për t’a sjellë në “Santiago Bernabeu”. Madje, siç shkruan më tej “Diaro”, sulmuesi i Liverpool do të ndërmarrë një hap më shumë dhe do të bashkohet me rivalët e përjetshëm të kryeqytetasve, Barcelonën. Vetëm që të zemërojë akoma më shumë “Los Blancos”.


Blaugranët thuhet se janë të interesuar për amësorin e “The Reds”, si një “Plan B” në rast se nuk arrihet marrëveshja e kalimit në “Camp Nou” me Antoine Griezmann. Francezi, sipas raporteve të fundit, ka vendosur që të qëndrojë në Atletico Madrid edhe këtë verë. Kampionët spanjollë, janë të gatshëm të përfshijnë në këtë marrëveshje edhe objektivin e Liverpool, Ousmane Dembele, në mënyrë që të shtyjnë gjigantët anglezë për të shitur Salah.


Barça e bleu Dembele nga Borussia Dortmund, një vit më parë, për një shumë totale që vlerësohet të jetë rreth 130 milionë paund. Mirëpo, lojtari nuk pati edhe aq fat për të bërë një sezon të mirë për shkak të dëmtimit  që pësoi, i cili e la jashtë fushës për disa muaj. Pasi u rikthye, Valverde nuk kishte besim tek ai, për këtë katalanasit janë gati që të prishin marrëveshjen me të.



Etiketa: , , ,

Pas