Kronika, Kryesore

‘Safet Bajri, një nga kriminelët më të rrezikshëm në Europë”: Ja çfarë shkruajnë mediat belge

Arrestimi i Safet Rustemit (Bajri) mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet ka bërë jehonë dhe në mediat belge, pasi në këtë shtet i riu nga Shkodra ka disa dënime të pashlyera me drejtësinë.

Sipas mediave belge, në total Safet Bajri ka një dënim me 22 vite burg në shtetin belg, për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me prostitucionin, trafikun e drogës, rrëmbime personash, etj.



‘’Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën”.

“Vitin e kaluar, ai mori një dënim të parë prej 9 vjet burg. Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht. Njeriu qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë”, shkruan media belge ‘’RTBF”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas