Sport

Sadiku: Do bëj tjetër rekord, problemi kanë qenë …

I pranishëm në Izrael është edhe Armando Sadiku. Heroi i fitores së fundit në tokën e “shenjtë”, do ta ndjek këtë ndeshje nga tribuna pasi ai është i dëmtuar.

Shqipërisë po i mungojnë golat…



Është e vërtetë që kanë munguar golat. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi kontrolluar lojën kundër ekipeve të forta. Ka pasur edhe shumë prurje të reja në ekip. Ska qenë e lehtë për sulmuesit.

Vitin e kaluar 2 gola këtu, recetë apo këshillë për Balën ?

Shpresoj të shënojë. Shpresoj ta arrijmë qëllimin dhe të marrin fitoren.

Rikuperimi, si po ecën?

Rikuperimi po shkon mirë. Kam hyrë në muajin e tretë. Doktori më ka dhënë lejen të filloj vrapimet e drejta. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt. Do ta bëj edhe një tjetër rekord të rikthehem më parë se 6 muaj. Besoj se në Mars do të jem “OK”. Në dhjetor do të filloj 100% stërvitjen.

Vota juaj për kapiten?

Jo, duke parë që isha i dëmtuar, dhe do jem për një kohë të gjatë larg, vendosën vetë. Për mua nuk ka shumë rëndësi kjo gjë, i gjithë grupi duhet të jetë bashkë ta nxjerrim ekipin nga kjo situatë jo e mirë, të kthehemi te fitoret. Vetëm kapiteni nuk mund të bëjë gjë.

Dëshira juaj për të qenë këtu në Izrael?

Normal që kam dashur të vij që në ndeshjen në Shqipëri ndaj Izraelit, por kisha probleme në gju, dhe nuk mund të udhëtoja shumë. Tani i mbështes nga këtu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas