ShowBiz

Sabrina Ferilli, bikini seksi dhe puthje pasionante për Flavio Cattaneo

Të rezervuar dhe të dashuruar, Sabrina Ferrili dhe Flavio Cattaneo shijojnë verën e tyre në Ischia.

Puthjet dhe përqafimet nuk mungojnë për çiftin që, është bashku që prej 2005, dhe që ka festuar 13 vitet e dashurisë larg reflektorëve.



Aktorja italiane shfaqet gjithmonë në formë të shkëlqyer, duke treguar me bikini format e saj të mrekullueshme, ndërsa sipërmarrësi preferon të qëndrojë me bluzë dhe pantallona të shkurtra, ashtu siç tregojnë disa foto të ‘Gente”.

54-vjeçarja shfaqet në super formë teksa merr rreze dielli. Sabrina, e cila ndodhet me pushime me bashkëshortin, (me të cilin është martuar në 2011) vazhdon të ketë ato forma hot që kanë çmendur gjithmonë tifozët romanë dhe jo vetëm.

Sekreti i bukurisë së saj? “Shkon në palestër katër herë në javë dhe kjo I jep mundësinë të hajë dhe të pijë atë që do. Nuk ka bërë asnjëherë dietë. Në tavolinë nuk pranon mungesa”,- thotë ajo për të përjavshmen.

Më pas ajo puth në tarracë Flavion e saj dhe e përshëndet me dashuri përpara se ai të largohet me celularin e tij në dorë.

Pastaj Sabrina i kushtohet Riccardos, djalit të Flavios, që ai ka më gruan e parë Cristina Goi, dhe të fejuarën e të riut, mes të qeshurave dhe shakave.

<
>
C_2_articolo_3159545_upiImagepp C_2_fotogallery_3090585_0_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_1_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_2_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_4_image C_2_fotogallery_3090585_5_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_6_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_7_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_8_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_9_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_10_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_11_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_12_image-Copy C_2_fotogallery_3090585_13_image-Copy
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas