KMR

Sa të rrezikshme janë në dashuri shenjat e ajrit dhe të ujit

Si zakonisht, yjet kanë diçka për të thënë për çështjen. Ja sa të rrezikshëm jeni në dashuri, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit. (Shenjat e Ajrit dhe të Ujit)

8 – Shenjat e Ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori)
Mund të jetë e vështirë të parashikohet sesi një shenjë e ajrit bie në dashuri. Kjo pjesërisht përr shkak se shenjat e ajrit nuk janë të njohura për aftësi në angazhim. Disa do të bëjnë gjithçka për të shmangur angazhimin ndaj një marrëdhënie të qëndrueshme, ndërsa të tjera do të jenë më të hapura për t’u shtruar por do ia mbathin në shenjën e parë të telashit. Një gjë është e sigurt: shenjat e ajrit do ju mbajnë në majë të gishtave, dhe mund të jetë e vështirë të kuptoni se ku qëndroni. Megjithatë, disa shenja të ajrit, janë më të rrezikshëm në dashuri sesa të tjerat. Nëse jeni ngatërruar me një shenjë ajri, duhet t’ju lajmërojmë rreth diçkaje: nuk ka rëndësi cila shenjë është, do të jenë ata që do vendosin për gjithçka.



Binjakët: Mund të mos e dijë kurrë se çfarë do

Le të themi se jeni të interesuar në një Binjak. Duhet të keni dëgjuar tashmë rreth lajmërimeve dhe thashethemeve të nivelit të tyre të besnikërisë, ndaj nuk do harxhojmë kohë për këtë tani. Megjithatë, ka diçka tjetër që e bën një Binjak vërtet të rrezikshëm në dashuri: kjo mund të mos zbulojë se çfarë duan vërtet. Ata mund të shkojnë pas dikujt me gjithë zemër një ditë, vetëm për t’i kthyer shpinën ditën tjetër. Kjo mund të hutojë personin me të cilin janë dhe mund të ketë edhe më shumë telashe për të shpjeguar emocionet e tyre. Kjo e bën Binjakun të rrezikshëm në dashuri-mund të mos e merrni vesh tamam ku qëndroni me ta, por ata do ju sprapsin në çdo kohë.

Peshorja: Mund të kenë një motiv të fshehur
Çfarë e bën një Peshore të rrezikshëm në dashuri? Mund të mos duket në sipërfaqe , por mos u gaboni, ata mund të jenë të rrezikshëm. Ja një gjë për Peshoret –ata mund të sillen sikur ju dashurojnë dhe ju do e besoni pasi kjo shenjë është magjepsëse. Por e vërteta është se ata mund të kenë një motiv të fshehur. Ata mund të jenë të interesuar pas parave apo lidhjeve tuaja në shoqëri dhe ata nuk do jua zbulojnë qëllimet e vërteta derisa të keni besuar historinë e tyre dhe të keni rënë në grep. Nuk është e lehtë të dilni nga kuleta e Peshores pasi keni rënë brenda, kjo i bën ata më të rrezikshëm në dashuri se çdo shenjë tjetër.

Ujori: Është i nxehtë dhe i ftohtë
Është e lehtë të biesh në dashuri me një Ujor. Nuk është e lehtë të bindësh këtë shenjë që të angazhohen me ju, por nëse ia dilni, do të jetë një xhiro e egër. Ujorëve u pëlqen të sillen sikur janë të sigurt për atë që duan gjatë gjithë kohës, por në fakt mund të jetë larg së vërtetës. Kjo shenjë mund të jetë tejet e pavendosur. Ata janë gjithnjë me një sy jashtë, për diçka më të mirë sesa ajo që tashmë kanë. Prandaj kjo shenjë është gjithmonë e nxehtë dhe e ftohtë dhe kjo i bën të rrezikshëm për t’u dashuruar me ta. Një ditë, ata mendojnë se e dinë tamam çfarë duan, por i lini një apo dy javë dhe do e kthejnë botën përmbys në mënyrën më të keqe kur thonë se nuk janë më të interesuar.

Shenjat e Ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)
A janë shenjat e ujit vërtet të rrezikshme në dashuri? Epo, kjo varet se për cilën shenjë po flasim. Mos u brengosni, do e zbulojmë dhe do ju shpjegojmë gjithçka pas një minute Shenjat e ujit bien shumë shpejt në dashuri. Ndërsa këto shenja shpesh të shfaqen si të ndrojtura kur i takoni për herë të parë, kjo mund të ndryshojë kur i shihni si veprojnë në marrëdhënie. Kur një shenjë uji është vërtet i dashuruar me dikë, nisin t’u ngjajnë shenjave të zjarrit gjithnjë e më shumë. Sjellja e tyre ndryshon krejt, dhe befas nuk do jenë të turpshëm e të qetë më. Me guxim do të shkojnë pas njeriut që dashurojnë, dhe nuk do ndalen thuajse para asgjëje, edhe pse zemrat u thyhen lehtë.

Gaforrja: Dashuron fort
Gaforrja mund t’ju duket shenjë e qetë, por mos u gaboni –kur bien në dashuri, janë gjithçka përveçse të qetë. Nëse bien kokë e këmbë me ty, do e kuptosh pa dyshim. Si të gjithë shenjat e tjera të ujit, Gaforrja është shumë emocionale nga natyra. Janë një libër krejt i hapur kur vjen puna te ndjenjat. Por ka një gjë-nëse Gaforrja është mërzitur me ty, nuk do mundesh dot t’ia mbathësh dhe të fshihesh. E urrejnë kur përfiton nga mirësia e tyre. Nëse një vajzë Gaforre është dashuruar kokë e këmbë me një djalë dhe ai i thyen zemrën, epo të themi vetëm se duhet të flesh me një sy hapur tani e tutje.

Akrepi: Nuk do ju lërë të ikni
Nëse Akrepi do të jetë me ju, nuk do të munden ta mbajnë sekret. Emocionet rendin fort për këtë shenjë dhe ata nuk mund t’u arratisen apo fshihen ndjenjave. Prandaj Akrepi është kaq i rrezikshëm në dashuri-ata nuk mund t’i mbajnë dot ndjenjat vetëm për vete dhe emocionet e tyre mbi një marrëdhënie do të derdhen jashtë në kohët më të këqija. Për shembull, njëse keni pasur një zënkë me të dashurën Akrep një natë, ajo mund t’u shfaqet në zyrë ditën tjetër gjatë pushimit të drekës dhe t’ju trembë në mes të kolegëve. Po, të biesh në dashuri me një akrep gjithmonë do të jetë një lojë e rrezikshme, për këtë nuk ka dyshime. Por ndonjëherë ia vlen.

Peshqit: Do të bëjë gjithçka për Burrin e Ëndrrave të Saj
Peshqit mund të mos duken sikur kanë potencialin për të qenë të rrezikshëm në dashuri, por ka shumë më shumë te Peshqit, sesa ajo që shihni në sipërfaqe. Më të shumtën e kohës, Peshqit nuk do të jenë të rrezikshëm kur vjen puna te dashuria. Por Peshqit priren të jenë ëndërrimtarë me sy hapur dhe dalin me fantazi të hollësishme dhe situata hipotetike. Nëse një grua Peshqit takon burrin e ëndrrave të saj, ai që plotëson gjithçka në listën e saj të cilësive perfektë, ai që e bën të dashurohet me shikim të parë… Nëse Peshqit takon një njeri të tillë, do lënë gjithçka dhe do e kalojnë gjithë kohës duke ndjekur atë njeri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas