Kryesore, Politika

Sa të besueshëm janë? Basha: E ktheve teatrin në 7 kulla. Rama: Teatrin “Metropol” e doje për pallat

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha nxorrën sot “arsenalet” e tyre në tavolinë për të treguar secili

për hesap të tij se kush është fajtori, kush është ai që vjedh më shumë dhe kush po përpiqet për të mirën e këtij vendi.



Të dy ata u fokusuan tek debati i ditës që lidhet me prishjen e teatrit. Më herët, Basha kishte paralajmëruar aksion të fortë kundër prishjes, por sot ai nuk ishte në Kuvend bashkë me opozitën. Nga Vlora ai tha: “Le t’i themi çdo nëne, babai, të riu dhe të reje se çfarë po ngjet, Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët  e tij në Parlament bashkë me një tufë delesh, u kapën flagrant në vjedhje, në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit të vjedhjes përmes ligjit special “Rama-Fusha” për grabitjen e pronës publike, të Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë prej 200 milionë eurosh…”

Në anën tjetër as Rama nuk qëndroi duarkryq. Nga Kuvendi, live ai i nxorri Bashës një korrespondencë të këtij të fundit në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës me Florion Mimën për të privatizuar teatrin “Metropol” për llogari të deputetit demokrat Astrit Veliaj.

“Po ju tregoj një shkresë ku Florian Mima (asokohë ministër) i kërkon Lulzim Bashës (asokohe kryetar Bashkie) privatizimin e teatrit të “Metropolit” në kllapa e kishte shkruar (teatri e estradës) për llogari të deputetit të PD-së, Astrit Veliaj… I vetmi aset kombëtar në institucion të bashkisë së Tiranës, përpara se Lulzim Basha të shkonte në Bashki, çohet për privatizim. Jo për PPP, as për të ndërtuar një teatër të ri të Metropolit, në këmbim të një kontributi të z.Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të z.Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi. Natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaqur fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është  e gjithë përpjekja e tyre… Ata një teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në subjekt të skeçit dhe estradës së tyre…”, tha Rama ndër të tjera.

 

 

PasPara

1 koment

  1. O popull shqiptar,
    Akoma nuk e kupton se keta dy « armiq politike te betuar » nuk grinden per gje tjeter veçse kush eshte me i zoti per te vjedhur se tjetri ?
    Keta te dy e kane kthyer besimin tend ne mall, ashtu si edhe pasurite e tua te luajtshme dhe te paluajtshme. Dhe i kane te gjitha shanset moshore te te rjepin akoma per te pakten njzete vjet !!!
    Je poull pa nerv, pa shpirt revolte apo akoma me keq nje popull hajdut, qe te meritosh keta dy hajna te papare e te padegjuar ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas