Kryesore, Sociale

Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret? Ja çfarë na pret në muajin Gusht

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në Europë javët e fundit nga zjarret, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se situata në Shqipëri pritet të jetë relativisht e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të muajit Gusht.

Javët e fundit, zjarre të fuqishme kanë përfshirë pyje në Britaninë e Madhe dhe Suedi, ndërsa në Greqi ato u kanë kushtuar jetën të paktën 85 personave.



IGJEUM thotë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse vera është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive.

Situata në vijim pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të Gushtit: territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të Gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas