Kryesore

Sa pronarë private ka në zonën e Teatrit? Sa metër katror ka “Fusha”…? Pyetjet e PD-së, pa përgjigje nga kreu i Hipotekës…

Pronësia e Teatrit Kombëtar ka sjellë në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kreun e Hipotekës, Valdrin Pjetri.

Demokratët kanë kërkuar të dinë sa pronarë privatë ka në zonën prej 10.625 m2 rreth Teatrit Kombëtar, por Pjetri ka thënë se nuk mund të japë informacione për subjekte private. “Informacione japim për pasuritë pronar shtet, apo që kanë në pronësi administrimi pushteti vendor ose qëndror. Për pasuritë private garantuar me ligj me kërkesë pronarit ose institucionit me ligj, në zbatim të Kushtetutës, neni 35 përcaktohet qartë se askush nuk mund të detyrohet përveçse kur e kërkon ligji të bëjë publike të dhënat”, tha Pjetri.



Ai informoi deputetët e komisionit se ka sjellë vetëm kartelën e pasurisë së teatrit por jo të subjekteve private përreth. Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi thotë se për të fshehur sesa pronë private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryeregjistruesi keqinterpreton Kushtetutën dhe ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale. Vokshi tha se Parlamenti është institucion i ngarkuar me Kushtetutë për të marre informacion.

“Zoti Pjetri, ju kemi dërguar disa shkresa ku ju kërkohet në mënyrë specifike informacionet që janë kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Ju kemi kërkuar: E para, hartën e zonës që ju nuk na e keni vënë në dispozicion megjithëse ka qënë e cilësuar edhe me BOLD. Hartën ju nuk e keni sjellë, hartën e pronësisë. Tani që në flasim ju refuzoni që t’I jepni Kuvendit, në shkelje kushtetuese dhe në shkelje të ligjit, jam e sigurt me urdhër nga lart ju po refuzoni përsëri të jepni informacionin që ju kemi kërkuar. Gjithashtu informacioni që ju na keni sjellë, nuk ka ose ka pjesërisht lidhje me kërkesat specifike që ne kemi bërë në shkresat që ju kemi dërguar. A mund të na thoni, ju lutem: Cili nen, cila dispozitë ligjore ju ndalon ju, që të sillni informacionin e kërkuar bazuar si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjin për “Statusin e deputetit”, të dërguar me shkresë zyrtare? Cila dispozitë ligjore ju ndalon ju të sillni këtu një informacion?…Sa metër katror ka kompania “Fusha?”, tha Vokshi

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas