Shëndeti

Sa kohë mund të qëndroni në diell pa u prekur nga kanceri i lëkurës?

Simptomat e kancerit të lëkurës mund të zhvillohen duke shpenzuar shumë kohë në diell dhe rreziku juaj rritet nëse merrni djegien nga dielli.

Sa kohë mund të kaloni kohën e diellit gjatë motit të nxehtë dhe si mund ta mbroni veten nga një melanoma?



Kanceri i lëkurës mund të shkaktohet nga marrja e diellit, andaj është e këshillueshme shmangia gjatë mesit të ditës.

Melanoma është kanceri i pestë më i zakonshëm në Britani të Madhe, sipas NHS.

Ju mund të prekeni nga kanceri nëse qëndroni në diell në kohën e mesit të ditës, apo më saktë ndërmjet periudhës 11.00-15.00 gjatë muajve maj deri në shtator.

Nëse dilni në diell gjatë kësaj kohe rekomandohet përdorimi i ombrellës, ose vendosja e kapelës dhe kremit kundër diellit, i cili duhet të ketë numrin e faktorit të paktën 30 dhe të mbrojë nga rrezet UVA dhe UVB.

Po ashtu edhe përdorimi i syzave do të mbrojë sytë tuaj nga dëmtimi prej diellit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas