KMR

Sa herë duhet të ushqehen me gji fëmijët gjatë natës?

Një pyetje shumë e zakonshme që kanë nënat me fëmijë të vegjël është kur duhet ndërprerë gjidhënia gjatë natës. Kur është në gjendje një fëmijë ta kalojë gjithë natën pa u ushqyer?

Mjekët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë. Disa pretendojnë se pasi t’i ketë mbushur fëmija tre muaj, nuk duhet të zgjohet më natën për të pirë, ndërsa të tjerë rekomandojnë që foshnjat kanë nevojë të ushqehen 1-2 herë gjatë natës derisa të jenë 9 muajsh.



Megjithatë është ekstreme të mendohet se për të gjitha foshnjat funksionon i njëjti rregull. Secili ka nevojat e tij. Ka nga ata fëmijë që mund të flenë gjithë natën pa pasur nevojë të ushqehen, ndërkohë që ka të tjerë që mund të jenë e kundërta.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla për gjidhënie varësisht nga mosha e foshnjës.

Të porsalindurit deri në 3 muaj: të ushqehen çdo 2-3 orë, sipas kërkesës.
3-4 Muaj: 2-3 herë në natë ose çdo 3-6 orë, sipas kërkesës.
5-6 Muaj: 1-2 herë.
7-9 Muaj: 1 (ndoshta 2) herë.
10-12 Muaj: 1 herë.
12 Muaj+: Në përgjithësi nuk kanë nevojë të ushqehen natën.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas