Kryesore

Ryshfeti, 12 mijë euro në vit – Biznesi vlerëson kostot, vetëm gjyqësori dhe tenderat i`u marrin nga 7000 euro

Që të merresh me biznes në vendin tonë duhet që patjetër të marrësh parasysh kostot mjaft të larta për dhurata dhe pagesa të ndryshme nën dorë për shërbime nga më të ndryshmet. Këtë situatë e ilustrojnë mjaft mirë vetë bizneset në barometrin më të fundit të Ballkanit për vitin 2018, madje edhe me shifra konkrete. Në vend të parë të pagesave, vetë bizneset shqiptare vlerësojnë ato për gjyqësorin, në rreth 5100 euro në vit.

Kjo kosto për një biznes shqiptar është mjaft e lartë, po të kemi parasysh se ka edhe pagesa të tjera nën dorë. Në vend të dytë renditen pagesat për të marrë një kontratë qeveritare, pra një tender, në rreth 1900 euro në vit për një biznes mesatar. Në vend të tretë me 1740 euro shërbimet publike dhe në vend të tretë me 1730 euro në vitlejet e biznesit dhe licencat.



Me pak më pak se 1700 euro ndërkohë renditen pagesat nën dorë ndaj administratës doganore. Me bindshëm më pak para ndjekin pagesat ndaj inspektorëve të punës, shëndetit, ambientin, etj. Pra, nëse perceptimi i biznesit është i saktë sa i përket pagesave nën-dorë, edhe në formë dhuratash, kosto e sipërmarrjes shqiptare për të korruptuar organet e ndryshme fokusohet në rreth 12500 euro në vit.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, pa diskutim që Shqipëria është në vend të  parë, ndërkohë që asnjë vend nuk i afrohet kësaj shifre. Në vend të dytë në rajon renditet Maqedonia, me rreth 6000 euro në vit pagesa nën-dore dhe dhurata për të korruptuar organet kompetente./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas