Kryesore

Rusia rinovon kontratën e Çerçesovit






               Publikuar në : 08:30 - 27/07/18 |
mapo.al

Trajneri rus Stanislav Çerçesov rinovoi edhe për dy vjet kontratën e tij me Rusinë, skuadër të cilën e çoi deri në çerekfinalet e Botërorit, raporton TCH.


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ruse të Futbollit ka miratuar rinovimin e kontratës së Çerçesov pas një mbledhjeje ku u bë bilanci i Kupës së Botës.

Sipas Interfax, kontrata e re 2-vjeçare ka dhe një opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjerë.

Nën drejtimin e Çerçesov, Rusia i tejkaloi pritshmëritë duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës. Ky ishte Botërori më i mirë i Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas