Aktualitet

Rusi/ Zjarr në një qendër tregtare, humbin jetën 4 fëmijë

RUSI- Në një qendër tregtare në qytetin rus Kemerov, shpërtheu një zjarr në të cilin humbën jetën katër fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri thuhet se shpërtheu në katin e katërt ku ka një kinema dhe një qendër argëtimi për fëmijët.



Komiteti hetimor rus ka njoftuar se katër fëmijë humbën jetën nga zjarri, por nuk bënë të ditur nëse ata ishin djegur apo ishin asfiksuar nga tymi.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raporton se 9 persona janë të shtruar në spital.

Zjarri shpërtheu në qendrën tregtare “Zimanjaja vishnja”, në Kemerov që ndodhet 3.000 kilometra në lindje të Moskës.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi zjarrin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas