Sport

Rusi 2018/ Shiten biletat, tifozët refuzojnë qytetin e famshëm

Pak ditë para se të përfundojë kampionati dhe Champions League, vjen Botërori. Eventi më i madh sportiv në të gjithë botën, i cili do të zhvillohet në Rusi. Më 14 qershor 2018 do të luhet ndeshja e parë hapëse për këtë kompeticion, mes vendasve dhe Arabisë Saudite. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy yjet e futbollit që do të luftojnë t’a fitojnë këtë trofe me kombëtaren e tyre, Argjentinën dhe Portugalinë, para se të mbyllin karrierën. Sulmuesi i Real Madrid, së fundmi arriti të ngrejë një trofe me rëndësi me luzitanët në kampionatin evropian “Francë 2016”.

Kupa e Botës do të zhvillohet në 11 stadiume, në Moskë, Shën Petersburg, Kazan, Samara, Nizhny, Novgorod, Sochi, Rostov-on-Don, Kalingrav dhe Ekaterinburg. Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjet që do të luhen në këto stadiume, përveç njërit. Bëhet fjalë për Volgograd, stadiumin që ndodhet në qytetin e njohur ndryshe si Stalingrad.



Në këtë arenë do të luajë një ndeshje edhe kombëtarja angleze ndaj Tunizisë, ashtu sikurse edhe Polonia e Lewandowskit dhe Egjipti i Mohamed Salah.  Takimet që do të luhen në Volgograd: Angli – Tunizi, Nigeri-Islandë, Egjipt – Arabi Saudite, Japoni – Poloni.

Mbetet interesante fakti që të vetmet bileta që kanë mbetur akoma pa shitur janë të ndeshjeve që do të luhen në këtë qytet. Përgjithësisht, siç FIFA ka raportuar që britanikët nuk kanë shfaqur shumë interes në blerjen e biletave këtë botëror. Ndërsa Amerika qendrore dhe ajo latine mbajnë rekord blerjesh së bashku me Gjermaninë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas