Kryesore, Rajoni

Rusët kërcënojnë: Pushtojmë Kosovën

warRusia do të hyjë në një konflikt të armatosur me NATO-n në një të ardhme të afërt. Kështu mendon Dennis Sandole, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konfliktologjisë në Universitetin George Mason, SHBA.

Sipas Sandole, ideja e NATO-s për të përfshirë edhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në Aleancë do t’a vërë Rusinë në një pozitë të vështirë dhe lufta mund të jetë e paevitueshme.



I të njëjtit mendim është dhe eksperti ushtarak Mihail Aleksandrov, i cili thotë se gjasat për luftë janë të mëdha, por politika duhet të gjejë rrugën për ta shmangur një gjë të tillë.

“Rusia mund të hyjë në Ballkan dhe me aleancën e Serbisë mund të pushtojë Kosovën dhe Malin e Zi, duke vënë NATO-n në një pozitë të vështirë”, tha Aleksandrov.

Pak ditë më parë u fol se Rusia ka në gjendje gatishmërie rreth 10 mijë tanke në malet Urale për të sulmuar, por nuk dihet se kë do të godasë.

Aleksandrov shtoi se “Rusia kontrollon pjesën më të madhe të burimeve në botë dhe ka potencialin më të madh bërthamor dhe nëse do të kishte dëshirë, mund të shkatërronte Europën dhe SHBA-në”.

Aktualisht Rusia është në një gjendje të vështirë politiko-ekonomike pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi duke humbur miliarda euro çdo muaj.

PasPara

3 komente

  1. Nje konflikt i tille ushtarak shkaterron boten. Pak gjasa ka te ndodhe. Megjithate kembanat e alarmit per te shmangur katastrofen, apokalipsin le te bien fort.

  2. EDHE NE JEMI TE PREGATITUR PER TU MBROJTUR, KEMI KARROCEN E DYLIT DHE SIMITIN E XHAFES NE SE NUK E KA HUMBUR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas