Kryesore, Sport

Rumenige “kërcënon” skuadrat kundërshtare: Bajerni nuk do të tolerojë askënd

Objektivi i Bajernit është fitimi i kampionatit dhe Championsit, një trofe që mungon prej gjashtë sezonesh në Mynih. I fundit u fitua në sezonin 2012-2013 nën drejtimin e Jup Hejnkesit që fitoi tripletën e famshme 

Shpejtësi në lëvizje, sulme me një takim dhe presing i lartë, ishte loja e re e bavarezëve që nëse do të kishin një sulmues si Levandovski, do të flisnim ndryshe. Leva u rikthye vetëm në fundin e korrikut dhe pasi i premtoi trajnerit qëndrimin, përgjigjen e dha në fushë ditën e diel. Rumenige premton “luftë”. Shefi i bavarezëve deklaron se Bajerni nuk do të tolerojë askënd në kampionat dhe se skuadra do të jetë më e fortë se ajo që u pa në Superkupë. “Nëse dikush shpreson që Bajerni do të jetë ndryshe në kampionat, atëherë të ndërrojë mendje. Është në “ADN”-në e klubit dëshira për të dominuar dhe fituar çdo ndeshje ndaj kujtdo kundërshtari që luajmë”, tha Rumenige. Një lajm i keq ky padyshim për rivalët që mund të dorëzohen pa filluar ende kampionati. Trajneri i Hofenheimit, Julian Nagelsman, deklaroi disa ditë më parë se po punonte fort për të arritur objektivin e skuadrës së tij, që është kampionati.



“Po jap gjithçka për t’i shkuar deri në fund Bundesligës”, u shpreh 31-vjeçari. Një deklaratë që la me gojë hapur jo pak njerëz në Gjermani. Nëse Nagelsman arrin të fitojë kampionatin me Hofenheimin, atëherë do të kishim të bënim me një “Laiçster” të dytë. Skuadra angleze arriti të triumfonte në Premier Ligë, duke u renditur e para në tabelë. Skuadra si Mançester Siti, Junajtid, Çelsi dhe Liverpuli që kishin shpenzuar me miliona paund në merkato, nuk mposhtën dot pasionin dhe ëndrrën e djemve të trajnerit italian Klaudio Ranieri. Ndeshja hapëse në Bundesligë do të vërë përballë pikërisht Bajernin dhe Hofenheimin të premten e 24 gushtit në “Allianz Arena” të Mynihut. Bajerni kërkon të konfirmohet si pretendent kryesor në Gjermani, ndërsa Hofenheimi të tregojë se sa realist është në pretendimet e tij për sezonin e ri.

Bavarezët dhanë sinjalin e parë ndaj Frankfurtit, duke u treguar muskujt ende pa filluar 17 skuadrave në Bundesligën gjermane. Objektivi është fitimi i kampionatit dhe Championsit, një trofe që mungon prej gjashtë sezonesh në Mynih. I fundit u fitua në sezonin 2012-2013 nën drejtimin e Jup Hejnkesit që fitoi tripletën e famshme në Londër ndaj Borusias së Dortmundit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas