Kryesore, Mapo Format, Shëndeti

Rukola: Ju siguron vitaminën A, përthith mineralet, kundër gurëve në veshka

Falë vitaminave dhe mineraleve të pranishëm në këtë bimë, e bën rukolën të dobishme për shëndetin tonë por edhe për vlerat e larta ushqyese

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh. AgroWeb.org raporton se rukola rritet lehtë dhe është e pranishme gjatë gjithë vitit. Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Rukola është plot me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.



Vlerat shëndetësore

Kocka të forta. Vitamina K që gjendet te rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit.

Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.

Rezistenca e organizmit. Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve.

Vitamina C është në vetvete një mekanizëm që mbron, sulmon dhe shkatërron të gjitha radikalet e lira që shkaktojnë probleme të rrezikshme.

Vitamina A. Rukola përmban vitaminë A e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe që promovon shëndetin e mirë të kockave, dhëmbëve, syve dhe lëkurës.

Nivelet e hormoneve. Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve. Rukola është e pasur me këtë përbërës.

Përthithja e mineraleve. Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalatit. Kjo është një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit.

Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi – një mineral jetësor për shëndetin – përthithet plotësisht.

Gurët në veshka. Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur siç është spinaqi, mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka.

Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate.

Shëndeti gjatë shtatzënisë. Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. AgroWeb.org tregon që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.

Kundër kolesterolit. Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Rukola ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq në trup.

Kundër helmeve dhe kimikateve. Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda. Rukola ka fuqinë të eliminojë pesticidet dhe herbicidet nga organizmi.

 

Rukola në ushqimin tuaj:

  • Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse.
  • Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.
  • Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.
  • Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë.
  • Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.
  • Prijeni hollë dhe përdoreni në omëletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.
  • Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.
  • Shtojeni në perimet e kaurdisura, makarona, supa, dhe salca.

 

Bimët shëruese që pastrojnë gjakun

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive. Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia. Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet.

Për këtë arsye në këtë artikull jepen disa nga barishtet më të mira, të cilat gjenden lehtësisht në treg të freskëta apo disa prej tyre edhe në pikat e shitjes së bimëve mjekësore që ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Gjethet e radhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku. Rrënjët dhe gjethet e radhiqes çmohen për vetitë e tyre në trajtimin e problemeve të veshkave dhe mëlçisë. Radhiqet t’i konsumoni të ziera si sallatë me limon e vaj ulliri por mund t’i konsumoni edhe si lëng duke zierë disa gjethe radhiqesh në një filxhan çaji me ujë. Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi. Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reduktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda. Gjithashtu, sipas të dhënave majdanozi ka një efekt mbrojtës për mëlçinë duke ndihmuar në mirëfunksionimin e saj. Nga ana tjetër ai parandalon problemet dhe dëmtimin e mëlçisë. Janë ndër barishtet më të vyera që natyra i ka dhuruar njeriut. E pasur në vlera ushqyese dhe vlera shëndetësore gjithashtu, hithra qëndron në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut. Konsumoheni hithrën në formën e çajit por edhe të sallatës gjithashtu. Mjafton t’i zieni dhe t’i përdorni si sallatë ndërkohë që lëngun e tyre e konsumoni si çaj. Gjembgomari është përdorur të paktën prej 2 mijë vitesh për qëllime mjekësore. Kjo bimë fantastike ka veti të forta antioksiduese dhe antiinflamatore dhe është njohur gjerësisht për aftësinë e saj në largimin e toksinave nga mëlçia. Gjembgomari konsumohet në formën e çajit, ku për një filxhan çaji me ujë vendosen për të zierë dy lugë çaji me gjembgomari të thatë. Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut. Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.

Burimi: Agroweb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas