Dikur

“Rugovës ia puthin dorën si Papës”

rugovaIsh- zëdhënësi i Presidentit Rugova, Muhamet Hamiti, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një pjesë të shkëputur nga libri i emisarit amerikan për Kosovën “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane)”.

Në këtë pjesë, autori Chris Hill përshkruan pritjen që ia bënë fshatarët në disa fshatra të Anamoravës. Ai thotë se Rugova u prit si Papë gjatë vizitës në Banjë të Malishevës, Ostrozub etj.



Ja se çfarë ka shkruar ai për këtë rast:

“E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në fshatin e vogël piktoresk, në Banjë të Malishevës. Minarja e xhamisë së fshatit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku, dhe kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku po ashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore, që gëlonte me banorë të kthyer që bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra në pyll. Reagimi i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit fillimisht ngurruan kur e panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe. Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.

U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Për ata që kishin thënë se e ka pasur puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatik dhe çka jo ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas