Mapo Letrare

Rudolf Marku vjen me “Një letër që na vjen pas vdekjes”






               Publikuar në : 09:00 - 11/11/14 |
mapo.al

largea_rudilf-marku1405273227Eseisti Rudolf Marku vjen me librin e tij të fundit që do të promovohet sot në orën 18:00, në Universitetin Europian të Tiranës, si botim i UET-Press.


“Një letër që na vjen pas vdekjes” e titullon librin e tij me ese të botuara në gazetën MAPO.

“Rudolf Marku i ka propozuar që herët lexuesit shijen e lirë, antikonformizmin dhe mendjen e hapur, për ta çliruar nga frenimet e tabuve. Në realitetet që sjell, as sot ai nuk është entuziast, por mbetet optimist në kërkimin e së vërtetës”, shkruan Zija Çela në një shënim të shkurtër në hyrje të librit.

Ndërsa Remzi Lani në parathënien e librit e cilëson një “libër për librat, aq sa është një libër për njerëzit”.

“Refuzues dhe kontestues, autori i shmanget ‘gropave të festave’, siç do të thoshte Majakovski.

Ai mendon se shqiptarët e vitit 2014 ndodhen prapë në udhëkryq”, shkruan Lani më tej.

Për ata që janë dashamirës e lexues të rregullt të publicistikës së Markut në gazetën MAPO, do të kenë mundësinë që krijimet e tij t’i kenë të gjitha bashkë në bibliotekën e tyre.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas