ShowBiz

Rudina e fton në emision, aktorja e njohur befason prezantuesen

Egla Ceno është një ndër aktoret më të njohura shqiptare. Ajo ka interpretuar karaktere të ndryshme gjatë karrierës së saj, por spikati edhe më shumë në rolin e bashkëshortes së Elvis Pupës, në “M’Fal Për shprehjen”.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” ku ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë ajo kishte zgjedhur të vinte e zbathur duke i habitur te gjithë.



“Një aktore nuk mund të na surprizonte më bukur se kaq”, tha moderatorja Rudina Magjistari pasi pa aktoren të futej e zbathur në studio.

Ndërkohë aktorja tha se kishte menduar të vishte taka, por kishte ndryshuar mendje dhe kishte preferuar të vinte ndryshe.

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, tha aktorja.

<
>
zbath-933x445-768x366 egla-780x368 zbathttt-768x433
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas