Kryesore, Politika

Ruçi bën bilancin: Reforma në drejtësi, suksesi më i madh, ja objektivat për këtë sesion parlamentar

Ndryshe nga opozita, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci vlerësoi përmes një konference për shtyp se reforma në drejtësi ishte  suksesi më i madh i sesionit të kaluar parlamentar.

“Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës”, tha Ruçi. Në të njëjtën kohë, kryetari i Kuvendit vlerësoi se roli i legjislativit u forcua dukshëm.



Ruci nënvizoi edhe objektivat për këtë session parlamentar që lidhet me fuqizimin e rolit mbikqyrës së Kuvendit në cështjen e integrimit europian; përgatitjen e paketës ligjore për reformën në drejtesi si dhe  përmbyllja e reformes zgjedhore dhe paketes ligjore për përmirësimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas