Ekonomi

Rrugët me koncesion, Gjiknuri: Do të paguhen nga përdoruesit

Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit sigurohen nga privati dhe më pas ky borxh paguhet në vite nga buxheti i shtetit.

Në listë janë së paku dhe 3 akse të tjera. Thumanë-Kashar, që po shkon drejt përmbylljes së tenderit; Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane; si dhe rruga Orikum-Himarë.



Por në planet e qeverisë është që për akset e tjera, që mund të ndërtohen, paratë e koncesionit të paguhen nga përdouresit e rrugës.

“Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”,- tha Gjiknuri.

Ministria e Infrastrukturës është përfituese e një kontrate 21 milionë euroshe nga Komisioni Europian për mbështetjen e reformës së transportit.

Një nga komponentet është ngritja e kapaciteteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për menaxhimin e kontratave koncesionare.

PasPara

1 koment

  1. Ore bij kurvash, taksat vihen kur ekonomia dhe niveli i jeteses, i perballojne ato! Ju si qeveri hajdutesh qe jeni keni 30% te popullsise te afte per pune, te papune, o bij kurvash§§§

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas