Kryesore

Rruga Tiranë-Elbasan “ha” edhe 18 milionë dollarë. Gjiknuri: Ka mbetur jo më shumë se 2-3 muaj punë

Mbi 330 milionë euro i ka kushtuar deri më tani shqiptarëve autostrada Tiranë-Elbasan, megjithatë, fondet për këtë rrugë nuk mbarojnë me kaq.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se tashmë janë siguruar 18.5 milionë dollarë shtesë për pjesën e mbetur të rrugës.



“Ne kemi siguruar financimin dhe pritet miratimi shtesë prej 14 milionë dollarë, që do të bëjë të mundur përfundimin e segmentit të mbetur që lidhet me Elbasanin dhe rruga do të jetë e hapur. Kemi edhe problemin e rrëshqitjes, që kërkon një financim shtesë prej 4.5 milionë euro nga studimi që është bërë dhe do të duhet të ndërhyhet me buxhetin e shtetit”, – tha Gjiknuri.

Ministri shtoi se “ne parashikojmë që në qershor të merret plotësisht miratimi dhe të fillojë puna. Aty ka mbetur jo më shumë se 2-3 muaj punë”.

Disa zyrtarë të ARRSH-së, përfshirë drejtuesin e këtij institucioni, Dashamir Xhikën, ndodhet në qeli dhe po gjykohen për korrupsion në rrugën Tiranë-Elbasan.

Ashtu si edhe ‘Rruga e Kombit’, autostrada që lidh kryeqytetin me Elbasanit konsiderohet aks strategjik, por në të dyja rastet abuzimet kanë qenë të shumta dhe projektet nuk kanë përfunduar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas