Aktualitet

Rruga “mban peng” 14 mijë banorë

Për rrugen Kukës-Shishtavec janë investuar rreth 28 milionë dollarë, por ky aks sot është i amortizuar.

 Gropa të mëdha, mure mbrojtëse të dëmtuara, por edhe shembjet e deformimet e vazhdueshme të asfaltit e bëjnë rrugën të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Kontrata për mirëmbajtjn e segmentit të parë prej 11 kilometrash ka përfunduar prej më shume se dy muajsh. Që në dhjetor të vitit të kaluar, kur segmenti i dytë prej 22 kilometrash nga Ura e Zapodit deri në Shishtavec, iu dorëzua Bashkisë së Kukësit.



Por nga kjo bashki thone se mirëmbatja është kosto e paplanifikuar në buxhetin e saj ndaj i janë drejtuar me kërkesa Ministrisë së Infrastrukturës për inventarizimin e rrugës dhe marrjen se saj në dorëzim nga Autoriteti Rrugor.

Rruga Kukës-Shishtavec lidh më shumë se 14 mijë banorë të Shishtavecit,Topojanit e Zapodit me 16 fshatra që kanë këto njësi.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas