Ekonomi

‘Rruga e Arbrit’/ Konfindustria kundër Ramës: Financimi me PPP i papranueshëm, s’keni asnjë studim…

Financimi në formën e PPP të projektit të rrugës së Arbrit pa studim të plotë të efektivitetit ekonomik është i papranueshëm. Kështu shprehet Konfindustria, sipas të cilës mobilizimi i afërsisht 300 milionë euro janë shtim i borxhit të lartë publik te sotem.

“Qeveria e Maqedonisë qartësisht shprehu para disa ditësh, se zgjatimi i Rrugës së Arbrit në territorin e saj nuk përligjet ekonomikisht dhe si rrjedhim nuk do të investojë.



Sa më sipër vë në dyshim gjithë vlefshmërinë financiare të projektit. Qeveria e Shqipërisë duhet të paraqesë para miratimit nga Kuvendi disa variante të projektit në fjalë shoqëruar me studimet ekonomike përkatëse varësisht vendimeve te të tretëve”,- thuhet në një deklaratë të Konfindustria.

Kjo e fundit shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e plotë në buxhetin 2018 të studimeve të vlefshmërisë ekonomike si domosdoshmëri për përzgjedhjen e projekteve të investimeve kapitale në interesin më të mirë publik nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në paketën e kërkesave për buxhetin 2018, Konfindustria vlerëson, se mungesa e projekteve të përgatitura nga institucionet shtetërore dhe mbështetja terësore në propozimet e “pakërkuara” të sektorit privat, krijon kushtet për vendimarrje populiste në përfitim të ngushtë politik, jep mundësinë ligjore për shpërdorim dhe korrupsion.

Sipas Konfindustria, kjo është më e dukshme në investimet e mëdha infrastrukturore, zonat e mbrojtura mjedisore me pasoja afatgjata të renda për buxhetin dhe ekonominë kombëtare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas