Kryesore, Politika

‘Rroftë PS’/ Dako: Për të qarë e qeshur Avdylaj e Lul Peshku

Pas deklaratave të bëra sot në sallën e gjyqit nga Astrit Avdylaj se ai ishte mbështetës i programit të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, ky i fundit ka reaguar në rrjetin social Facebook.

Ai ka sulmuar ashpër edhe  deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, të cilin e quan si një person tejet qesharak.



Mes tjerash ai shkruan se Boçi i mungonte në listën e personave në gjyq, po njoftoi se sot direkt do ta shtojë në listën e të paditurve. Astrit Avdylaj, i arrestuar ditë më parë në kuadër të mega-operacionit “Volvo 4” dhe i njohur si pjesë e grupit të Shijakut sot deklaroi para togave të zeza: ‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’.

Pas kësaj deklarate menjëherë PD-ja ka reaguar përmes Luciano Boçit, i cili deklaroi se kjo tregon se pushteti i Vangjush Dakos është i lidhur me krimin.

“Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

“Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”,- shkruan Dako.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas