Kryesore

Rrjeti po zien për ‘komshinjtë’ që përmend Edi Rama




               Publikuar në : 04:08 - 11/12/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama foli gjatë sot. Ofertat e tij për studentët nuk munguan dhe nisnin që nga ulja e tarifave e deri tek përfaqësimi në Bordet e Administrimit. Por disa thonë se këto humbën shpesh mes fjalës së gjatë të Edi Ramës. E megjithatë, kurioziteti ka qenë për të lexuar mes rreshtave se çfarë mendon Edi Rama për ata që ‘qëndrojnë’ pas protestës. Rama sulmoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin dhe kjo është normale.


Më pas ai përmendi dy herë Arlind Qorrin, pedagogun që drejton Lëvizjen për Universitetin. Edhe kjo mund të duket normale, pasi Lëvizja për Universitetin ka organizuar disa protesta për ligjin e arsimit të lartë. Por për shkak se një nga njerëzit e Qorrit u dëbua me forcë nga protestat e studentëve, duke u akuzuar se ka lidhje politike, historia komplikohet disi. Për mediat e djathta, Qorri është një njeri i Erion Veliajt që nga koha kur ishin bashkë në lëvizjen Mjaft!

Jo vetëm kaq, Rama sa herë përmendte Bashën dhe Kryemadhi, shtonte edhe ‘komshinjtë’ nga pas. Por cilët janë komshinjtë? Kjo është një pyetje që po zien në rrjetet sociale.

Komentet e Ramës

-Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty për veten e tij, jo për Lulin, jo për Monikën dhe jo për komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij dhe jam me çdo prind që mbështet çdo student që është aty për veten e tij.

-Ju nuk jeni aleatët e Lulit. Ju nuk jeni aleatët e Monikës. Ju nuk jeni aleatët e komshinjve. Prandaj ndahuni nga ata që ju thonë “mos dialogo”, “mos fol”, “kthe kurrizin, bërtit, kërcëno, vër maskën, shko tek varri i Qemal Stafës, shko tek varri i Ali Këlcyrës”. “Shko tek shpella e Saliut”. “Futu tek bodrumi i Monikës”. “Dil tek kopshti i Lulit dhe pastaj hajde bëj protestë”. Lërini ata.

-Por si ta zgjidhim këtë? Me televizor? Të dal unë të bëj një listë, pastaj të pres çfarë do ju sugjerojë juve Luli, Monika, apo ai Qorri, Demi e kush tjetër?

-Ligjin e Arsimit të Lartë nuk kemi pse e prekim, sepse nuk e kanë të tjerët. Ne po bëjmë ligje që mundohemi të marrim praktikat më të mira europiane të konkurrencës dhe meritës, jo Shqipërinë e qorrave të revolucionit kinez dhe as Shqipërinë e Lulit dhe të Monikës.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas