Kryesore, Universitet

Rrjeti i ekselencës UET: Certifikohen 100 më të mirët e vitit akademik 2017-2018

Tradita e vlerësimit të ekselencës vazhdon në UET. Edhe këtë vit Rrjeti i Ekselencës, është mbledhur, për të shpërblyer me certefikata 100 studentët më të mirë të këtij viti akademik, nga cikli Bachelor dhe Master.

“Mbledhja e studentëve ekselentë, në Rrjetin e Ekselencës, vazhdon prej 5 vitesh tashmë. Kjo është kthyer në një traditë, pasi ne kemi një politikë tashmë të konsoliduar që është TOP 5 dhe TOP 25 ku ne i kemi dhënë bursë ekselence të gjithë 5% më të mirë të Universitetit Europian të Tiranës dhe 25% e tyre kanë marrë pastaj gjysëm burse. Kjo politikë vjen sepse ne duam të mbështesim studentin që në momentin e fillimit të arsimimit të tij të lartë dhe deri në përfundim të tij dhe pse jo edhe më tej, kur ju të dilni në tregun e punës”- është shprehur Dr. Anisa Subashi, Drejtoreshë e Ciklit Bachelor në UET.



Ndërkohë, i pranishëm në mbledhjen e Rrjetit të Ekselencës ishte edhe Rektori I Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili u shpreh se studentët ekselentë janë krenaria e institucionit.

“Ju keni qenë, jeni dhe padyshim do të jeni krenaria e institucionit. Kjo është arsyeja përse ne tentojmë të jemi gjithmonë pranë jush dhe të ruajmë kontaktet me ju, edhe pas përfundimit të shkollimit tuaj. Nëse në një universitet vijnë studentët më të mirë, nuk ka stimul më të mirë që vetë universiteti të jetë në nivelin më të mire”, ka thënë ai.

Studentët e pranishëm janë pajisur me certefikata mirënjohje për rezultatet e larta akademike si dhe për kontributin e tyre në aktivitetet e ndryshme të organizuar nga UET si dhe jetën studentore. Krahas tyre, të pranishëm ishin edhe prindërit e studentëve.

Flutura Nuka, mamaja e studentes ekselente Klementina Nuka, ndau me të pranishmit emocionet dhe mbresat e saj, në lidhje me këtë organizim.

“Ndjehem krenare jo vetëm sepse gjendem këtu midis studentëve ekselentë, që janë motorri i një universiteti, por edhe sepse vajza ime më ka bërë, dhe vazhdon të më bëjë krenare edhe sot. Faleminderit Klementina”, ka thënë ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas