Ekonomi

Rritje me 25%: Shqiptarët po sigurohen nga zjarri

Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës u rrit me 25% gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit arritën vlerën e 851 milionë lekëve ose 6.7 milionë eurove.

Megjithatë, klasa më e rëndësishme e sigurimeve vullnetare ende zë një peshë mjaft të ulët në strukturën e të ardhurave të siguruesve shqiptare, me më pak se 12% të primeve të shkruara bruto.



Shqipëria ka tregun e sigurimeve më të vogël në Europë, në kuptimin e primeve për frymë. Për më tepër, në shumicën dërrmuese primet vijnë nga sigurimet e detyrueshme, si sigurimet motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta apo sigurimet e jetës dhe pronës të kërkuara nga institucionet e kredidhënies.

Rritja e sigurimeve të mirëfillta vullnetare ngelet e vështirë, për shkak të kulturës modeste të sigurimeve, por edhe përpjekjeve të pamjaftueshme të kompanive për ta zhvendosur fokusin e biznesit të tyre te sigurimet vullnetare.

Vitin e kaluar, raporti dëme/prime në sigurimin ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës ishte 13%, pothuajse sa gjysma e këtij raporti për sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo tregon se edhe për vetë kompanitë do të ishte shumë e leverdisshme një rritje e peshës së sigurimeve vullnetare në strukturën e primeve, sepse gjasat për të pësuar një dëm janë më të ulëta krahasuar me sigurimin e automjeteve.

Këtë vit, edhe për shkak të kushteve të favorshme atmosferike, situata e zjarreve gjatë sezonit veror nuk ka qenë shumë shqetësuese. Megjithatë, zjarri katastrofik në Greqi në fund të muajit korrik ka alarmuar strukturat e emergjencave civile rreth rreziqeve të mundshme./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas