Aktualitet

Rritet numri i refugjatëve, 11 sirianë kapen në Bilisht, kërkojnë azil në vendin tonë

Çdo ditë e më shumë shtohet numri i refugjatëve të Lindjes që vijnë në vendin tonë. Së fundmi janë kapur në Bilisht 11 sirianë, pak kilometra pasi kishin kaluar pikën kufitare të Kapshticës.

Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik, bëri të ditur policia.



Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Së fundmi në mediat e huaja qarkollojnë lajme se Shqipëria do të bëhet vend pritës për refugjatët e lindjes, ku pritet të ngrihen edhe kampe. Autoritet shqiptare nuk flasin për këtë çështje.

Zv.ministrja e Brendshme vetem pasi u pyet nga mediat tha se nuk u ka mbërritur shkresë zyrtare nga BE por nëse u kërkohet, Shqipëria i ka kapacitetet për të pritur refugjatët.

Kjo çështje po shkakton debate, pasi shumë qytetarë shprehen të shqetësuar për ngritjen e kampeve në Shqipëri./Opinion.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas