Op Ed

Rripi i Kinës dhe plani për rrugët janë për t’u mirëpritur – dhe për t’u shqetësuar

“Projekti i shekullit” mund të ndihmojë disa ekonomi, por me një kosto politike

The Economist



Duke shmangur të gjithë modestinë false, lideri i Kinës, Xi Jinping, e quan idenë e tij “projekti i shekullit”. Media servile e vendit e cilësoi si një dhuratë e “urtësisë kineze” për zhvillimin e botës. Ndërsa për kuptimin e vërtetë të metaforës së rrëmujshme që është përdorur për ta përshkruar – Rripi dhe Rruga Nismëtare (BRI)- ky kuptim, nxit debate.

Termi vetë është shumë konfuz. “Rruga” i referohet më së shumti një rruge detare; ndërsa “rripi” është në tokë. Vendet janë të etura për financimin e Kinës dhe e mirëpresin si një burim investimi në infrastrukturën midis Kinës dhe Europës përmes Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Ata që i tremben Kinës e shohin si një projekt ogurzi për të krijuar një rend të ri botëror në të cilin Kina është fuqia prevalente.

Të gjitha rrugët të çojnë në Beijing

Një nga arsyet që shkakton konfuzion është se BRI nuk është një plan i vetëm. Një vizitor në faqen e internetit të BRI do ta kishte të kotë të gjente një shpjegim të detajuar të qëllimeve të tij. Nuk ka ndonjë plan të stilit që udhëheqësit e Kinës pëlqejnë: aq shumë miliarda dollarë për t’u shpenzuar, aq shumë kilometra shinash për t’u shtrirë apo aq shumë kapacitete portuale për t’u ndërtuar në kaq pak kohë.

Hartat kineze tregojnë rripa dhe rrugë si vija që gjurmojnë itinerarin e lashtë të “rrugës së mëndafshit” që përshkonte Euroazinë dhe detet ndërmjet Kinës dhe Afrikës. Ai ishte perceptimi fillestar, por këto ditë Kina flet për BRI sikur të ishte një projekt global. Retorika është zgjeruar duke përfshirë një “Rrugë mëndafshi të Paqësorit”, një “Rrugë Mëndafshi në Akull” që kalon në oqeanin Arktik dhe një “Rrugë Mëndafshi Digjitale” përmes hapësirës kibernetike.

Deri në pikën që e gjithë kjo bëhet për të ndërtuar infrastrukturë, ideja është e mirëpritur. Triliona dollarë rrugë të vlefshme, hekurudhë, porte dhe stacione energjie nevojiten në vendet përgjatë Azisë, Afrikës dhe Europës. Paratë e Kinës dhe ekspertiza e tyre mund të jenë një ndihmesë e madhe në përhapjen e mirëqenies dhe prosperitetit.

Kina thotë se kushdo mund të bashkohet. Vendet si Azerbajxhani dhe Gjeorgjia të cilat përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga lidhje më të mira me botën janë tejet entuziast. Një nga qëllimet e Kinës është të forcojë sigurinë në krahun e saj perëndimor duke ndihmuar vendet e Azisë Qendrore të përparojnë – që aty, shpreson, t’i parandalojë të shndërrohen në fole të terrorizmit Islamik. Të gjithë do të përfitonin nga kjo gjë, gjithashtu.

Por ka dhe shqetësime. BRI është e lidhur me kultin që sa vjen e rritet përreth udhëheqësit Xi. Mediat shtetërore e quajnë “rruga e Xi Jinping”. Është shndërruar në një rrugë të shkurtër për ndihmën ndërdetare kineze, investim për rolin udhëheqës të shtetit jashtë vendit dhe për reklamimin e z. Xi “është një fuqi e madhe diplomatike me karakteristika kineze”. Kina u kërkon vendeve të tjera ta vlerësojnë BRI, që fjalët e tyre të përdoren në shtëpi si propagandë. Pak kinezë guxojnë të kritikojnë hapur, kjo i bën gabimet më të mundshëm që të ndodhin.

Qytetarët e vendeve që do të mirëpresin projektet e BRI mund të pendohen në të ardhmen për entuziazmin e qeverisë së tyre. Si të gjitha paratë kineze, miliardat e BRI vijnë pa pyetje të bezdisshme për të drejtat e njeriut apo për korrupsionin. Në të vërtetë, kushtet shpeshherë mbahen sekret, duke shkaktuar frikë se politikanët lokalë mund të përfitojnë më shumë se sa populli i tyre. Projekti ka prirjen të kërkojë përdorimin e shumë punëve të rënda nga kinezët. Vendet e BRI rrezikojnë të grumbullojnë një sasi të rrezikshme borxhi, për të cilën disa kanë frikë se është dizenjuar t’i japë Kinës një kontroll strategjik. Pakistan, një nga vendet më të rëndësishme të BRI sapo ka zhvilluar zgjedhjet në të cilat kandidatët konkurruan për të marrë merita për investimet kineze; prapëseprapë borxhet janë aq të larta sa nuk duhet shumë kohë që Pakistanit t’i duhet një kredi nga FMN.

Më tej ka rreziqe të mundshme në siguri. Në fjalorin e tij metaforik, z. Xi nganjëherë flet për rripin dhe rrugën e tij si një rrugëkalim i vetëm, një “rrugë e paqes”. Por po sikur marina kineze do të përfitonte nga portet si për shembull Hambantota? Ky u riposedua nga një firmë shtetërore kineze pasi qeveria e Sri Lankas u stërmundua të paguante borxhet që kishte akumuluar për ta ndërtuar. Planifikuesit ushtarakë shqetësohen se Kina mund të ndërtojë një varg anijesh që mund të përdoren për të zgjeruar aksesin shumë larg brigjeve kineze.

Analistët në Azi dhe në Perëndim besojnë se Kina do ta zhvendosë hegjemoninë amerikane në Azi. BRI mund të përfundojë duke e çuar përpara atë plan edhe pse nuk e ka fokusin aty. Hartat provizore kineze tregojnë se rripi dhe rruga kalojnë nëpër territore të diskutueshme, përfshirë ujërat e kontestuar të detit Jugor Kinez, ku Kina ka qenë e zënë duke ndërtuar fortesa mbi shkëmbinj nënujorë.

Disa vende aziatike, përfshirë Indinë dhe Vietnamin, janë të kujdesshëm dhe shumica e vendeve perëndimore ndajnë shqetësimin me to. Vitin e kaluar sekretari i mbrojtjes së Amerikës, James Mattis, tha që: “Asnjë komb nuk duhet ta vendosë veten në një pozitë diktuese për BRI”. Në janar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se BRI “nuk mund të jetë rruga e një hegjemonie të re që do t’i bëjë vendet në të cilat kalon në vasalë të Kinës”. Ai shtoi: “Rrugët e lashave të mëndafshit nuk ishin kurrë tërësisht kineze… Këto rrugë janë për t’u ndarë dhe nuk mund të jenë të njëanshme”.

Mbajini ato sinjalistika amerikane 

Çfarë duhet të bëjë bota për BRI? Si fillim, ka nevojë të mbajë pak perspektivë. Edhe nëse Kina shpreson vërtet që ta përdori si një vegël politike me të cilën do të mposhtë influencën perëndimore, Pekini është i detyruar të përballet me vështirësi, teksa projektet shkojnë shtrembër, borxhet shkojnë keq dhe njerëzit bëhen armiqësore ndaj prezencës së Kinës. Historia sugjeron se thjesht të derdhësh para nuk do të rezultojë në një Pax Sinica.

Bota mund ta përdorë influencën e saj për ta bërë BRI më frytdhënëse. As miliardat e Kinës nuk mund të financojnë gjithçka. Paratë që vijnë nga perëndimi, nga Bashkimi Europian dhe nga institucionet e tij siç është banka botërore dhe FMN duhet të huazohen sipas standardeve ndërkombëtare – përfshirë transparencën, rojet e sigurisë mjedisore, prokurimit publik dhe qëndrueshmërisë së borxhit. Për sa kohë që ata janë projekte të mira, lëreni Kinën t’i përfshijë dhe ata në BRI gjithashtu.

E fundit është siguria. Rruga për të qetësuar frikërat për kërcënimin e BRI ndaj balancave të pushtetit nuk po përpiqet të frustrojë përpjekjet e Kinës, pa përfshirë këtu fillimin e një lufte tregtare ose për të tërhequr forcat e armatosura të Amerikës nga Azia, siç presidenti Donald Trump duket të parashikojë nganjëherë. Përkundrazi, balancat e rrezikut dhe përfitimeve nga BRI janë të lidhura me angazhimin e Amerikës ndaj Azisë. Nëse Shtetet e Bashkuara angazhohen bota mund të mitizojë rreziqet e BRI dhe të korrë shpërblimet e saj. Nëse jo, rreziqet do t’i tejkalojnë përfitimet. BRI është një tjetër argument për Amerikën që të qëndrojë në Azi.

Përktheu: Shaqir Sulaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas