Kronika

Rrihet për vdekje shqiptari në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është dhunuar për vdekje gjatë një sherri në një lokal. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Viale Teosa të Italisë.

Sipas mediave vendase, 32-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup. Autor i kësaj ngjarje është gjithashtu një shqiptar. Pas krimit ai u arratis, por u arrestua pak orë më vonë nga policia.



32-vjeçari jetonte në Chiari dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar në një lokal në Teosa. Ai u konfliktua me një person tjetër, gjithashtu shqiptar, i cili e dhunoi për vdekje. Shkaqet e sherrit mes tyre janë të panjohura. Tashmë autori i dyshuar që ndodhet në duart e policisë, akuzohet për vrasje. Ai pritet të sqarojë motivet e kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas