Kronika, Kryesore

Video/ Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut, bie mbi taksitë!

Një pemë është rrëzuar paraditen e sotme në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Pamjet filmike të sjella në redaksinë e “SCAN Tv” tregojnë se, pema e rrëzuar ka rënë mbi taksitë e stacionuara aty.



Ndërkohë, është bllokuar trafiku ndërsa ka vetëm dëme materiale.

Policia bashkiake ka mbërritur në vendin ku është rrëzuar pema, ndërsa mësohet se ajo ka zënë poshtë edhe një prej taksive të ndodhura aty.

Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.

<
>
cb8ba486-7b24-485b-9f45-bab345e6c9e0 pema
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas