Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD -LSI, ligji për teatrin nuk kthehet për rivotim







               Publikuar në : 12:36 - 09/07/18 |
mapo.al

Sekretariati i Kuvendit ka vendosur se votimi i kryer për ligjin e Teatrit është i vlefshëm duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e bërë nga PD dhe LSI për anulimin e tij.


Më herët, pas kërkesës së PD-LSI për anulimin e votimit per Teatrin, me argumentin se ai është i manipuluar pasi deputeti i opozitës që mungoi në sallë, rezultoi votues, Sekretariati i Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar proceduren, dhe kryesisht pamjet filmike që shoqëruan votimin e së enjtes.

Pjesë e grupit shqyrtues ishin Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj që po shohin verifikimin e votimit.

Por burime nga PS-ja njoftuan se ishin dy deputetë të LSI Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti që ndërruan kartën e deputetit Bitri me atë të Vangjel Tavos i cili atë seancë mungonte.

Një fakt I tillë u bë me dije më herët nga kreu i grupit parlamentar I PS-së, Taulant Balla. Ai u shpreh se karta e Bitrit ishte ndërruar me atë të Tavos


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas