Aktualitet

Rrëzohet avioni ushtarak serb, njëri pilot humb jeten

Një avion ushtarak serb është rrëzuar në Verilindje të Beogradit, pranë qytetit të Kovaçicës në Serbi.

Lajmi konfirmohet dhe nga vetë ministria e Mbrojtjes e Serbisë.



Dy pilotët arritën të dilnin nga kabina me katapultë, para se avioni ushtarak i tipit “Super Galeb SOKO G-4”, të rrëzohej.

Por ndërkohë njëri prej tyre humbi jetën si pasojë e përplasjes jo të butë në tokë.

Viktima ishte pilot i Qendrës për Testime Fluturuese, ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.

Nga autoritetet u hap një hetim lidhur me këtë incident.

Kujtojmë se disa ditë më parë, aeroplanë të këtij tipi fluturuan ulët në formacion luftimi mbi luginën e Preshevës, duke trembur jo pak banorët shqiptarë të luginës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas