Sport

Rrezikon Shqipëria, Strakosha pritje spektakolare dhe kthehet në hero (VIDEO)

Në “Elbasan Arena” po luhet sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të provojnë të nisin me fitore këtë kompeticion që bëhet për herë të parë në Europë, duke kërkuar që të debutojnë në mënyrën më të mirë.

Formacioni i Shqipërisë, me të cilin Panuçi do të synojë të triumfojë përballë Izraelit. Strakosha fiton duelin me Berishën për numrin 1, ndërsa Hysaj në të djathtë është i padiskutueshëm.



Kapiteni Agolli do ta nisë nga stoli, pasi në të majtë është preferuar Binaku. Dyshja e qendrës është Gjimshiti-Veseli. Në mesfushë do të startojë titullar Basha, i cili në krah të tij do të ketë Xhakën dhe Memushajn. Gavazaj do të mbulojë krahët, së bashku me Jahmir Hykën, të cilit i është besuar dhe shiriti i kapitenit.

Në sulm do të jetë sulmuesi i Ostende, Sindrit Guri, të cilit i është besuar dhe shënimi i golave.

Minutë pas minute:

30′ Strakosha shpëton Shqipërinë, duke ndalur një gol të sigurt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas