Kronika

Rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, arrestohet pronari i mjetit, shpallet në kërkim 36-vjeçari






               Publikuar në : 10:25 - 12/09/18 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Eminaj, 33 vjeç, banues në  Elbasan, për veprën penale “Mos kallzim krimi” si dhe  u shpall në kërkim shtetasi M.A 36 vjeç, për  veprat  penale “Kundërshtim të Punonjësve të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Arrestimi i shtetasit Genci Eminaj u bë pasi nuk ka kallëzuar se kujt ja kishte dhënë automjetin tip Audi në pronësi të tij.

Ndersa shtetasi  M.A, dyshohet se më datë 10.09.2018, rreth ores 23:00,  në Unazën e qytetit Elbasan, tek stacioni i trenit,  dyshohet se duke drejtuar  në gjendje të dehur mjetin e shtetasit Genci Eminaj nuk u ka ndaluar shërbimëve të policisë dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjesve të policisë .

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas