Aktualitet, Kryesore

“Rrezatimi diellor, fikni celularin sot”. Ja mesazhi i frikshëm që po qarkullon

Prej disa orësh po shpërndahet një mesazh i frikshëm me anë të aplikacioneve Whatsapp apo Facebook.

Ne tekstin e saj behet thirrje qe ne ora 12:30 të fiken celularët dhe çdo gjë elektronike kjo pasi është lajmeruar se toka do kete për tre orë një rrezatim të lartë. Këtë e ka njoftuar Tv Singapori po ne Shqipëri është bërë virale duke u shpërndarë në të gjitha aplikacionet e mundshme.



Një fake news apo një shqetësim i shqiptareve qe jane te lidhur me telefonin aq sa s’mund t’i largohet për asnje moment Facebook apo Instagram apo aplikacioneve të tjera.

“Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj. Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular. Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC News. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan”, thuhet në mesazhin që po qarkullon mes qytetarëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas