Auto, Kryesore

Video/ Rreshtohen ‘bishat’ e qiellit dhe rrugëve, garojnë ‘kokë më kokë’! Ja kush fiton…

Tre supermakina, një supermotor garash, një makinë e “Formula 1”, një avion privat dhe një avion luftarak, u vendosën dje “rrotë më rrotë” në një pistë, në një festival të teknologjisë në Stamboll.

Pesë shoferë garuan së bashku me njëri-tjetrin në një pistë 400 metra, pasi avioni dhe jet-i privat, ishin reshtuar paralel me supermjetet në aeroportin e ri ndërkombëtar të Stambollit.



Gara monumentale u zhvillua si pjesë e festivalit të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, që po mbahet në aeroportin kryesor të Turqisë, para hapjes zyrtare në tetor.

Automjetet përfshinin një motor “Kawasaki H2R”, “Tesla P100DL”, “Aston Martin New Vantage” dhe “Lotus Evora GT 430”, ku mes tyre diferenca në avantazhin e shpejtësisë ishte shumë të ngushtë në fund të garës.

Edhe pse makina e “Red Bull” në “Formula 1” i dha pilotit të saj një karrierë dhe para, në fund të Kampioni Botëror Supersport, ishte Kenan Sofuoglu, nga Turqia me motori “Kawasaki H2R” që fitoi këtë garën epike.

Makina e “Red Bull”, e drejtuar nga piloti britanik i “Formula 1”, Jake Dennis, erdhi e dyta në finish.

Ajo u pasua nga vetura e “Solo-Turkit F-16” që erdhi e treta. “Tesla P100DL”, e drejtuar nga Emma Kimilainen, erdhi e katërta.

Yagiz Avci kaloi “Aston Martin New Vantage” dhe Toprak Razgatlioglu garoi me një “Lotus Evora GT 430”.

<
>
4452790-6193531-image-a-27_1537539261095 4452792-6193531-image-a-43_1537539810115 4452794-6193531-image-a-45_1537540231600 4452796-6193531-image-a-31_1537539471522 4452798-6193531-image-a-49_1537540967187 4452800-6193531-image-a-51_1537541035111 4452806-6193531-image-a-41_1537539794378 4452812-6193531-image-a-56_1537541189115 4453324-6193531-image-a-26_1537539239978 4453354-6193531-image-a-53_1537541087051 4453356-6193531-image-a-29_1537539304953 4454396-6193531-image-a-62_1537541500209 4456606-6193531-image-a-64_1537546809043 4456608-6193531-image-a-68_1537546918936 4456610-6193531-image-a-65_1537546861498
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas