Aktualitet

Rrëshqitje dheu, dëmtohet ujësjellësi edhe në Kukës




               Publikuar në : 11:59 - 25/03/18 |
mapo.al

Masive dheu kanë rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dëborës, duke dëmtuar tubacionin e rrjetit të ujësjellësit të Kolesianit, në vendin e quajtur Opare, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm disa fshatra të Bashkisë Kukës.


Dëmtimi i tubacionit ka ardhur si pasojë edhe e cilësisë së dobët të punimeve të kryera në fazën e parë të ndërtimit të ujësjellësit të ri, vite më pare por ende i pa përfunduar.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës thotë se pavarësisht problemeve financiare, nga bllokimi i llogarive bankare nga drejtoria e tatimeve prej gati 2 vitesh dhe terrenit të thyer malor nën të cilin është shtrirë rrjeti, ku trashësia e borës është gati një metër, do të mundësojë riparimin në kohë të defektit me metoda alternative.

Probleme të njëjta, si pasojë e motit të keq, ka pasur edhe në zona të tjera të Bashkisë Kukës, në të cilat ndërmarrja e ujësjellësit ka ndërhyrë.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas