Kronika

“Rrëmbimi” i gazetares së RTSH-së, zbulohet e vërteta…

Sot gjatë ditës u raportua për kidnapimin e një gazetareje nga Shqipëria, mirëpo Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një rast tjetër. Metro ka siguruar pamje  nga ky rrembim që ndodhi para dy netësh afër komunës së re të Prishtinës në Dragodan.

Sot gjatë ditës u raportua për kidnapimin e një gazetareje nga Shqipëria, mirëpo Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një rast tjetër. Metro ka siguruar pamje  nga ky rrembim që ndodhi para dy netësh afër komunës së re të Prishtinës në Dragodan.



Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një makinë, e cila besohet që i takon personit të rrëmbyer dhe brenda saj gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Zaganjori.

“Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është kidnapuar të hënën në Prishtinë”, ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.

Por si qëndron e vërteta? 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se raportimet nuk qëndrojnë.

Ajo raporton se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se makina e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër, e cila dyshohet se është rrëmbyer

“S’ka të bëjë me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, kanë ardhur e kanë marrë, por ajo lidhet vetëm pse ka qenë një makinë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj, mirëpo nuk ka të bëjë fare me gazetaren në fjalë”, u shpreh ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas